Serioziteti, Besueshmëria dhe Cilësia janë tre faktorët kryesorë që e bëjnë kompaninë tonë një konkurrent të fortë në tregun shqipëtar. Gallo Albania është degë e Antifortunistica Gallo s.r.l, kompani e krijuar në 2001 si ide e Antonio Gallo. Antifortunistica Gallo u bë shumë shpejt Leader në sektorin e shitjeve dhe në shpërndarjen me shumicë dhe pakicë për të gjithë zërat e sigurisë dhe mbrojtjes në punë.

Çdo individ gëzon të drejtën të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë sigurinë në punë.

(Deklarata  Universale e të Drejtave të Njeriut, Neni 3, 1948)

 

Ho.re.ca & Health Care

Restorante, Ushqimore, Hoteleri, Wellness and Beauty, Estetikë, Parukeri, Spa, Qëndra Kuruese, Parfumeri. Health Care: Veshje Shëndetësore  (Spitalore, Studio mjekësore, Qëndra fizioterapie, Farmaci, Kozmetik, etj.

WORK WERE

Veshje pune për cdo profesion. Veshje pune për sektorin industrial, sektorin e ndërtimit, sektorin mekanik dhe të ngjashme me këta sektorë. Veshje të personalizuar dhe për Kompani pastrimi. Garantojmë sigurinë në vëndin e punës dhe përdorimin e veshjes së duhur.

Pajisjet mbrojtëse

Për të gjitha kompanit të cilat kërkojnë të mbrojnë punonjësit e tyre nëpërmjet veshjes së duhur të punës dhe pajisjeve mbrojtëse sipas standarteve europiane.

 

Klienti mbi të gjitha! 
Të sigurojmë produktin më të mirë dhe shërbimin më të mirë të asistencës mbas shitjes.
Të garantojmë shpejtësi dhe përpikmëri në dorëzimin e porosisë.
Të propozojmë kushte shitje sa më të favorshme për klientët, i cili është kushti ynë i përditshëm për t’u arritur.

Antinfortunistica Gallo përmbush kërkesat e 2000 klientëve, që prej vitesh e konsiderojnë kompaninë tonë si një pikë referimi në sektorin e sigurisë dhe dhe të veshjeve në punë.

Ambicja dhe dëshira për të eksploruar përtej kufijve Italian sjell shoqërinë Antinfortunistica Gallo në tregun shqiptar në maj 2017 me hapjen e selise në shqipëri të quajtur Gallo Albania.

Antinfortunistica Gallo, u krijua në 2001 prej intuitës së themeluesit të saj Antonio Gallo, një djalë i ri i apasionuar mbas sigurisë në punë dhe shumë i bindur se çdo kompani gëzon të drejtën të ketë produkte të cilat janë gjëndje t’i garantojnë –punonjësit e tyre standarte të larta sigurie dhe komforti në punë. Nisur me një pikë shitje 60m2, kompania e orienton biznesin e saj në shitjen dhe shpërndarjen e artikujve me shumicë dhe pakicë, në veshjet e punës ato antifortunistike dhe gjenerike, artikujve antifortunist, pajisje mbrojtëse dhe sigurinë në punë. Ajo arrin të evindentohet menjëherë për seriozitetin, besueshmërinë dhe cilësinë. Shpërblimi i fortë i përfituar prej tregut dhe dekretuar prej numrit të shumtë të klientëve të përftuar në pak kohë, e lejoi kompaninë të pozicionohej në të gjithë territorin kombëtar me hapjen e selisë në Sellia Marina në provincen e Catanzaro-s, e prezantuar nëpërmjet një showroomi  modern prej 1100 m² të shpërndarë në dy kate ekspozite dhe që sot konsiderohet si një prej strukturave më të mëdha përsa i përket këtij sektori në të gjithë Italinë, si dhe gjithashtu me zyrën e saj të përfaqësisë në Romë.

Gallo Albania tashmë me një  dyqan prej 240 m2 të pozicionuar në një prej zonave më të mira të Tiranës në afërsi të ish Bllokut, shpalos të gjithë gamën e veshjeve të punës për secilin profesion.

Ne jemi të përkushtuar në punën tonë për të krijuar një standart, filozofia e të cilës është të paraqesë sa më mirë teknologjitë inovative të cilat janë të përkthyera në cilësi dhe certifikim të produktit. Rijësia jonë është të sjellim një produkt i cili duhet t’u përshtatet  më së miri klientëve tanë. Duke parë zhvillimet globale, duke parë sesa shpejt ecën ndryshimi dhe inovacioni kemi menduar që të mbulojmë pothuajse të gjitha fushat, si ajo mjekësore, hoteleri – turizëm, ndërtim, etj… me veshjet e tyre  dhe me aksesorët e ndryshëm që iu përkasin gjatë zhvillimit të punës së tyre.

CERTIFICAZIONE UNI EN ISO 9001

Në një fushë e cila karakteristikë të saj ka standartet e larta në cilësi, kompania jonë është e vetmja në territorin tonë që operon me një certifikatë cilësie të rëndësishme që siguron përpuethshmërinë dhe kërkesat institucionale, organizative, teknike dhe morale të vendosura prej ligjit dhe normave në këtë fushë. Terma të tillë, janë gjeneruar falë rezultateve të përkryera të arritura në kohë, me një shkallë të lartë sigurie në të vepruar në të gjitha fushat sociale dhe ekonomike të interesuara, si prej përdoruesve edhe prej blerësve.